Sport

Gjilani – Drita, përfundon me rezultat të padëshirueshëm për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 07 April 2019

Ka përfunduar gjithçka në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Gjilani dhe Drita i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0-0, shkruan Gazeta inFokus.

Ky derbi u karakterizua me dy kartona të kuq, fillimisht Anisi Nika i Gjilani u ndëshkua më karton të kuq në minutën e 16’ pasi godi me dorë mbrojtësin e Dritës Liridon Lecin, ndërsa me vonë në minutën e 45’ edhe futbollisti i Dritës, Haxhi Neziraj u ndëshkua me karton të kuq.

Mbi 7 mijë të pranishëm nuk panë lojë të mirë nga të dy skuadrat, më Dritën që qarkullonte më shumë topin, ndërsa Gjilani arriti të mbrohej mjaftë mirë.

-Advertisement-

“Skifterat” dhe “Intelektualët” edhe një herë e dhanë provimin e tyre, të dy këto tifozëri ishin fantastik që nga fillimi e deri në fund.

Pas këtij barazimi Gjilani renditet i gjashti me 35 pikë, ndërsa Drita e katërta me 45 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera