Lajme

Gjilanasit i “votohet vota”

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 17 October 2021

Qytetarët  nga të gjitha komunat po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Një parregullsi është raportuar në komunën e Gjilanit ku një qytetar ka bërë të ditur për T7 se dikush kishte votuar në emrin e tij, ndërsa atij i është thënë se mund të votojë me kusht.

“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera