Lajme

Gjilanasi inskenoi aksidentin, policia nuk hap fare rast

Autori: H. Smajli 13:00 | 07 July 2021

Një video e cila u bë virale mbrëmjen e së martës ishte ajo e një qytetari në Gjilan i cili siç shihej në këto pamje inskenoi një aksident duke u hedhur para një veture dhe duke u shtirur sikur është lënduar.

Sipas pamjeve ai për një kohë të gjatë nuk zgjohet nga toka duke u shtirur së ka humbur edhe vetëdijen.

Mirëpo në lidhje me këtë policia e Kosovës nuk ka hapur fare rast. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjiilanit, Ismet Hashani.

-Advertisement-

“Jo nuk është hapur rast në lidhje me këtë çështje dhe nuk ka as të arrestuar sepse pas hetimeve është konstatuar se nuk ka arsye për të hapur rast”, ka thënë shkurt Hashani.

Gazeta inFokus nga burime brenda policisë ka mësuar se arsyeja pse nuk është hapur rast është sepse ky person ka probleme shëndetësore.

Dhe sipas këtij burimi pas hetimeve, është parë se i njëjti nuk ka dosje të mëhershme që e lidh me raste të tilla të inskenimeve të aksidenteve për të fituar para e se është arsyetuar duke mos hapur rast për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në vazhdim mund të shihni videon ku shihet qytetari që inskenoi aksidentin./Gazeta inFokus/  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera