Lajme

Gjilan: Polici gόditet nga vetura, mërgimtari largohet nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 11 August 2024

Një polic i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare është goditur nga një veturë teksa ishte me biçikletë ditën e shtunë në Gjilan.

Teksa ai pësoi lëndime trupore, njofton raporti 24 orësh.

Polici, ia kishte tërhequr vërejtjen një personi në veturë me targa të huaja për shkelje të rregullave të komunikacionit.

-Advertisement-

Mërgimtari, përveç që nuk i është bindur urdhrave të policit e kishte goditur me veturë në biçikletë duke i shkaktuar lëndime këtij të parit.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.

Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera