Lajme

Gjilan: Mësimdhënësve u ndalohen kurset për nxënësit e tyre (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 25 March 2019

Drejtoria komunale e Arsimit në Gjilan, nëpërmjet një urdhërese kanë ndaluar mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore me nxënës që mësimdhënësi i mëson (nxënësit e tij).

Me këtë, parandalohet imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Kjo urdhëresë është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunen e Gjilanit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera