Lajme

Gjilan: Arrestohet 62-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 11 May 2023

Policia në Gjilan njofton se është arrestuar një person me inicialet Z.N. dhe shoqëruar në stacionin policor në Viti, pasi gjatë realizimit të një kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit M48.

Ndaj të dyshuari 62-vjeçar është urdhëruar të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe rasti do të vazhdojë në prokurorinë themelore.

-Advertisement-

arma e konfiskuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera