Sport

Gjiganti italian refuzon transferimin e Mesut Ozilit

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 27 December 2020

Futbollisti me pasaportë gjermane, Mesut Ozil, që nga 7 marsi i vitit 2020 nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me skaudrën e Arsenalit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo, pasi Ozil dhe drejtuesit e klubit londinez i kanë prishur raportet dhe mesfushori me prejardhje turke është lënë jashtë skuadrës në Premierligë dhe Evropa Ligë.

32 vjeçari ka kontratë deri në verën e ardhshme më ‘Topçinjtë’, por duke marrë parasysh se nuk do të luaj asnjë takim, ai ka filluar të mendoj largimin nga Londra në afatin kalimtar të janarit.

-Advertisement-

Sipas Tuttosport, Arsenali, ia ka ofruar Juventusit Mesut Ozilin, madje edhe duke ia paguar pagën deri në fund të kontratës së tij.

Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ nuk ka shfaqur interesim për ish-lojtarin e Real Madridit, duke e refuzuar kategorikisht transferimit e tij.

Përveç Juventusit, Ozil, ka filluar kontakte edhe me disa klube tjera, pasi dëshiron që në muajin janar të fillon të luaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera