Sport

Gjiganti i Serie A në sulm për Granit Xhakën

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 April 2019

Granit Xhaka ka rigjetur veten në Premier League me Arsenal, pas një starti negativ, ku mesfushori u vu në qendër të kritikave edhe nga tifozët.

Nga Italia, sot ka dalë një lajm i madh se Inter është vënë pas zviceranit me origjinë shqiptare. Sipas asaj që ka shkruar “Corriere dello Sport” emri i Xhakës është vënë në listën e drejtorit sportiv, Piero Ausilio, i cili pak kohë më parë udhëtoi në Londër.

Ky operacion duket i vështirë për Interin, duke parë që 26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Arsenal dhe në vitin 2016 “Topçinjtë” paguan 45 milionë euro për ta marrë nga Wolfsburg në Gjermani.

-Advertisement-

Ky operacion do të ishte i kushtueshëm për klubin nga Milano, edhe duke parë faktin se Xhaka ka rrogë të lartë.

Ndërkohë alternativë për mesfushën si gjithmonë është emri i Nicolo Barella dhe së fundi është shtuar edhe Thomas Parkley i Atletico Madrid, apo edhe ai i Lorenzo Pellegrini i Romës.

Për të realizuar një goditje të tillë parashikohet që Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino të shiten në merkaton e verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera