Lajme

Gjeti një shumë të caktuar parash, qytetari nga Shtimja i dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 October 2024

Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici.

Policia përmes një komunikate ka bërë thirrje për personin që i përkasin paratë, që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe t’i tërheqë paratë e humbura .

“Me datën 04.10.2024 rreth orës 14:00 qytetari V.Pajaziti i moshës 35 vjeçar nga Shtimja , në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime”.

-Advertisement-

“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura”.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin V.Pajaziti për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera