Gjetaj komenton ndryshimin e Ligjit për personat e Pagjetur
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 05 October 2017
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, në një prononcim për Gazetën Blic ka komentuar takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’ast është disktuar edhe çështja e ndryshimit të ligjit për persona të pagjetur.
Gjetaj ka thënë se fillimisht duhet të dëgjohen kërkesat e familjarëve, pasi që në këtë mes është problem definimi i statusit të familjarëve pas gjetjes.
“Në agjendën e ndryshimeve që do të planifikohet për vitin 2018-të duhet të bëhet draft-ligji, duhet të zhvillohen debate për ndryshimin, duhet të dëgjohen kërkesat e familjarëve, në mesin e tyre është si kërkesë statusi i familjarëve pas gjetjes sepse nuk është i definuar personi që identifikohet, familja e tij pastaj çfarë statusi do të ketë, a do të ketë statusin e viktimës civile apo si familjarë i personit të pagjetur, një. E dyta, kohëzgjatja e këtu ka shumë kërkesa tjera të cilat familjarët duhet t’i zgjedhin, t’i identifikojnë, unë i veçova ato që familjarët në takimet tona i kanë përmendur.” tha ai.
Ndërsa, i pyetur për pritshmëritë që kanë nga qeveria Haradinaj, Gjetaj ka thënë se ata kanë marrë premtime që kjo çështje do të hyjë në agjendën e Kuvendit dhe të përcillet në Kuvend.
“Qeveria Haradinaj ka premtuar se do të përfundohet kjo çështje dhe do të hyjë në agjendën e Kuvendit, normalisht tash do të formohen komisionet funksionale dhe kjo çështje do të debatohet me komisione, nga struktura e Kuvendit të kaluar është lënë që kjo çështje, pra ligji për persona të zhdukur të draftohet nga qeveria dhe pastaj t’i drejtohet parlamentit.”, shtoi ai.
Ndryshe, ditë më parë kryeministri Haradinaj ka takuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe çështja e ndryshimit të ligjit për persona të pagjetur.
Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur kanë theksuar nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit, sepse ende ka mbi 1600 persona të cilët janë evidentuar të zhdukur.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...