Sport

Gjest i madh për legjendën Vokrri: Do t’i ndërtohet statuja në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 03 February 2019

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu që ka qenë për shumë vite nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe bashkëpunëtor i legjendës Fadil Vokrri.

Në seancën maratonike të Kuvendit të Kosovës ka propozuar që ti ndërtohet statuja futbollistit më të suksesshëm shqiptar.

Vokrri gjatë jetës së tij si futbollist ka pasur arritje të jashtëzakonshme dhe pas penzionimit punoi shumë dhe ishte njeriu më meritor që futbolli i Kosovës hoqi izolimin shumë vjeçarë, duke u pranuar në UEFA dhe FIFA, transmeton Gazeta Olle.

-Advertisement-

Kuvendi miratoi kërkesën që statuja e tij të ndërtohet para stadiumit të Prishtinës, që mban po ashtu emrin e Fadil Vokrrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera