Gjest i madh: Mërgimtari dhuron miellin e dy hektarëve grurë për personat në nevojë
Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 13 July 2022
Mërgimtari dhuron miellin e dy hektarëve grurë për personat në nevojë.
Në situatën e rritjes së çmimeve, dikush ka zgjedhur të mendojë për personat të cilët nuk kanë mundësi ekonomike ta sigurojnë miellin. Një akt i tillë humanitar vjen nga një fermer nga Gjakova i cili tash e 32 vjet jeton në SHBA dhe arën të cilën e ka mbjellë me grurë, ka vendosur ta japë për personat në nevojë.
Kolë Syla nga Vogova e Gjakovës i cili tash e 32 vjet jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbjellur sipërfaqe me grurë në vendlindjen e tij. Por miellin e dy hektarëve të cilin do ta nxjerrë nga të korrat e sivjetme ka vendosur ta dhurojë për njerëzit në nevojë.
“Siç po shihet edhe për këtë vit rendimenti duke e llogaritur edhe plehun e bagëtive dhe atë artificial e ka pas efektin e vet. Kam marr fryt prej kësaj toke gjashtë mijë kilogramë grurë. Prej këtij fryti unë nuk e kam marr asnjë kilogram .Ju kam dhurua njerëzve që kanë pas nevojë”, tha Kolë Syla.
Kjo nuk është hera e parë që ai e bën një gjë të tillë. Një akt të tillë por edhe ndërtimin e urës së re, hapjen dhe pastrimin e rrugës kryesore që lidhë Vogovën me fshatrat tjera, hapja e rrugëve fushore, rregullimi i rrjetit elektrik, janë disa nga kontributet që I ka financuar për bashkëfshatarët e tij. E kjo gjë po vlerësohet nga banorët e kësaj ane.
“Kolë Syla ka bërë për këtë vend shumë. Sa herë ka ardhur prej Amerike na ka ndihmua diçka. Ka rregullua rrugën, na ka pru asfaltin, ka ndërtua urën, ka ba gjithçka për Vogoven”, tha bashkëfshatari Gjon Syla.
“Ky edhe pse punon në Amerikë vjen edhe këtu punon edhe pse nuk ka nevojë. Ky e ka qitë në dritë këtë vend “, tha bashkëfshatari tjetër Pren Komani.
Kola thotë se ky angazhim për bashkëvendësit e tij është vetëm një borxh ndaj vendlindjes, përderisa ka një lutje për institucionet vendore që t’i ndihmojnë e përkrahin bujqit e kësaj ane të cilët vërtetë kanë vullnet për punë por që iu mungon makineria bujqësore.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...