Gjermanishtja, gjuha e Einsteinit dhe Nietzsches: A ia vlen ta mësoni dhe çfarë përfitime keni nga ajo
Autori: Gazeta inFokus
19:26 | 28 January 2018
“Rindfleischetikettierungsueberwachungsaufgabenuebertragungsgesetz”
Po, kjo është fjalë e vërtetë në gjuhën gjermane, ose të paktën ishte deri në vitin 2013. Në gjuhën gjermane, kjo fjalë me 63 shkronja i referohej një ligji për delegimin e monitorimit të etiketimit të mishit, transmeton Telegrafi.
Ndoshta ju kanë thënë se gjuha gjermane është shumë e vështirë për ta mësuar, ose ndoshta e keni menduar vetë kur e keni dëgjuar një person teksa flet gjermanisht. Ndoshta fjala 63-shkronjëshe e lartcekur jua konfirmon bindjet, por…
A është e vërtetë se gjermanishtja është e vështirë?
Epo, jo. Mendimi se gjermanishtja është gjuhë e vështirë për t’u mësuar është vetëm mit. Cilado gjuhë që e mësoni kërkon kohë dhe angazhim.
E njëjta aplikohet edhe me gjuhën gjermane. Mjafton të keni motivim dhe të punoni shumë drejt qëllimit tuaj – kaq mjafton.
Dhe nëse nuk dini nga t’ia filloni, më poshtë në këtë artikull i keni disa këshilla që ju ndihmojnë të mësoni gjermanisht shumë shpejt.
15 ARSYE SE PËRSE DUHET TA MËSONI GJUHËN GJERMANE
Ka shumë arsye se përse duhet ta mësoni gjermanishten – por më poshtë i kemi theksuar vetëm 15 prej tyre!
TË ARDHURAT
Gjermania është eksportuesi i dytë më i madh në botë.
Ekonomia e Gjermanisë renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë. Ekonomia e Gjermanisë mund të krahasohet me ekonominë e të gjitha shteteve të botës që flasin gjuhën spanjolle.
Gjermania është shtëpi e shumë korporatave ndërkombëtare.
Investimi direkt nga Gjermania në SHBA është mbi dhjetë miliardë dollarë.

FARË DUHET TË DINI
Gjermania e ka numrin më të madh të folësve vendorë në Bashkimin Evropian
Gjermania është në mesin e dhjetë shteteve me gjuhën më të zakonshme në botë. Gjithashtu është edhe gjuhë e Evropës Lindore dhe Qendrore.
3. 22 çmime Nobel në Fizikë, 30 në Kimi, dhe 25 në Mjekësi i kanë shkuar shkencëtarëve nga tri shtete gjermanfolëse, ndërsa shumë laureatë nga shtete tjera kanë marrë trajnime në universitetet e Gjermanisë. 11 çmime Nobel në literaturë u janë dhënë shkrimtarëve gjermanfolës, ndërsa shtatë gjermanë dhe austriakë e kanë marrë çmimin e Paqes.
Gjermanët janë liderë botërorë në inxhinieri.
Gjermanishtja dhe anglishtja janë shumë të ngjashme. Shumë fjalë në gjermanishte tingëllojnë dhe/ose duken të njëjta me fjalët ekuivalente angleze, sepse dy gjuhët e kanë të njëjtin “gjysh”.
Haus = house, Buch = book, Finger = finger, Hand = hand
Name = name, Mutter = mother, schwimmen = swim
*Singen = to sing, kommen = to come, blau = blue, alt = old
*Windig = windy
< Shtetet gjermanfolëse kanë prodhuar disa nga regjisorët më eminentë të shekullit 20’të – duke filluar nga Fritz Lang, Rainer Werner Fassbinder, Wim Wenders, e deri te Tom Tykwer dhe Fatih Akin. Edhe regjisorët gjermanë dhe austriakë si Lang, Billy Wilder dhe Ernst Lubitsch e kanë formësuar historinë e Hollywood-it, transmeton Telegrafi.
Në foto: Albert Einstein
SA MERR KOHË MËSIMI I GJERMANISHTES
Mësimi i gjermanishtes mund të jetë pak i vështirë, e në veçanti nëse jeni vendas i një shteti i cili nuk i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Por, gjuha shqipe është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane, prandaj do ta keni më të lehtë.
Nuk ka ndonjë periudhë të caktuar kohore që ju garanton se do të keni sukses në mësimin e gjuhës gjermane, por më e rëndësishmja është konsistenca. Nuk do të zgjoheni një mëngjes dhe ta gjeni veten teksa flisni rrjedhshëm gjermanisht. Kjo ndodhë vetëm në filma.
Nëse ecni hap pas hapi, rezultatet do t’i shihni shumë shpejt.
Koha se sa merr mësimi i një gjuhe varet nga shumë faktorë, duke filluar nga përvoja juaj e mëhershme në mësimin e gjuhëve, konsistenca juaj, sa shumë përkushtoheni, sa të lartë e keni motivin, etj.
Por, nëse përkushtoheni në baza ditore për të paktën tre deri në gjashtë muaj, atëherë nuk do ta keni problem të bëni biseda ditore me një mik ose të futeni në një kafene dhe të mos e keni problem të porosisni çfarëdo që keni dëshirë.
Disa njerëz e kanë më të vështirë se tjerët, dhe u duhet më shumë kohë për ta arritur një nivel të caktuar, po kjo thjesht sepse nuk përkushtohen shumë.
Nëse dëshironi të flisni gjermanisht rrjedhshëm si një vendas, me siguri se do t’ju merr disa vite kohë, por me rëndësi është t’ia filloni.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































