Rajoni dhe Bota

Gjermania zotohet të vaksinojë të gjithë qytetarët deri në fund të verës

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 02 February 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti zotimin e qeverisë së saj për t’u ofruar të gjithë qytetarëve të rritur vaksinën kundër koronavirusit deri në fund të verës.

Merkel përmes një video konference vlerësoi vështirësitë e përjetuara në sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit në një takim ku morën pjesë përfaqësuesit e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), kancelarët e shtetit dhe kompanitë prodhuese të vaksinave.

Pas takimit, Merkel tha se kompanitë prodhuese të vaksinave tashmë mund të parashikojnë dërgesat e vaksinave që do të bëhen gjatë vitit.

-Advertisement-

Ajo kujtoi se tani për tani tre kompani janë aprovuar për vaksina në BE, duke shtuar se edhe nëse kompanitë tjera nuk arrijnë të marrin aprovimin e vaksinave, qeveria gjermane do të jetë në gjendje të përmbush premtimin e ofrimit të vaksinave për çdo qytetar të rritur deri në fund të verës, ose tremujorin e tretë të vitit 2021.

Merkel tha se vaksina është e nevojshme për rreth 73 milionë persona në Gjermani pasi nuk do të administrohet tek fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera