Lajme

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 September 2022

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.

Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që vjen si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Marrëveshja me kompaninë Uniper bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është rënë dakord në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria.

-Advertisement-

Si pjesë e marrëveshjes, qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, i cili deri më tani kontrollohej nga Fortum me bazë në Finlandë.

Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në Fortum.

Humbjet e Uniperit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti ftohet.

Javën e kaluar Gjermania gjithashtu mori kontrollin e tri rafinerive të naftës në pronësi ruse, para se embargoja ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera