Lajme

Gjermania reagon kundër propagandës së Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 22 August 2017

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe ai i Drejtësisë kërkuan sot një kontroll më të fortë për xhamitë që transmetonin “propagandën” e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, episodi i fundit i një krize gjermano-turke që po përkeqësohet që prej disa muajsh.

“Ne duhet të kujdesemi që komunitetet myslimane të Gjermanisë të mos influencohen nga presidenti Erdogan. “Në asnjë rast nuk mund të tolerojmë shoqëritë paralele apo edhe kundër shoqëritë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që shfaqin organizatat shtetërore të Erdogan në Gjermani”, shkruajnë ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel dhe ai i Drejtësisë Heiko Maas, në një artikull të “Spiegel”.Ata kërkuan që Gjermania të mbrojë njerëzit që ngrihen kundër luftës kulturore dhe propagandës së Erdogan.

Kjo thirrje erdhi pasi shefi i shtetit turk u kishte kërkuar turqve gjermanë të mos votonin për tre partitë e mëdha në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, mes të cilave SPD dhe Unioni Kristian-Demokrat, që janë sipas tij armiq të Turqisë. Gjermania ka diasporën më të madhe turke me rreth tre milionë persona. Numri i xhamive të tyre apo komuniteteve fetare drejtohet nga Ministria turke për Çështjet Fetare nëpërmjet organizatës së saj Ditib, që dërgon imamë në Gjermani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera