Gjermania nuk e përkrah nismën e Ramës e Vuçiqit për ‘Open Balkan’
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 17 August 2021
Qeveria gjermane e konsideron si “detyrë urgjente” jetësimin e marrëveshjeve të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e Sofjes në 2020.
Në një përgjigje me shkrim për Deutsche Wellen, një zëdhënës i qeverisë gjermane kujton se “krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të “Procesit të Berlinit”, më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e tyre për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm”.
Ai shton se marrëveshjet e katër lirive duhet të nënshkruhen deri më 6 tetor të këtij viti, kur të zhvillohet samiti i ardhshëm i BE-së me Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që “të arrihen përmirësime të prekshme për qytetarët e të gjashta vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Marrëveshjet e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, janë miratuar në parim nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synojnë të rregullojnë lirinë e lëvizjes me karta identiteti, hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin për shtetasit e vendeve të treta, njohjen e licencave për mjekët, dentistët dhe arkitektët si edhe njohjen e diplomave universitare.
Prioritet marrëveshjet nga forumi përfshirës i Procesit të BerlinitPyetjeve të Deutsche Welles se në çfarë mënyre e mbështet qeveria gjermane nismën “Ballkani i Hapur” zëdhënësi iu përgjigj përmbledhtazi: “Qeveria gjermane është në dijeni të nismës së Ballkanit të Hapur. Nga këndvështrimi i qeverisë federale gjermane çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur”
Në përgjigjen me shkrim qeveria gjermane i lë pa përgjigje të drejtpërdrejta pyetjet e Deutsche Welle-s se si e vlerëson kancelarja Merkel nismën Ballkani i Hapur dhe se çfarë roli luan “Ballkani i Hapur” në realizimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.
Me këtë deklaratë, qeveria gjermane lë të nënkuptojë se prioriteti i saj është realizimi i marrëveshjeve të dala nga forumi gjithëpërfshirës i Procesit të Berlinit.
Njohës të proceseve të integrimeve evropiane të Ballkanit e vlerësojnë këtë forum si të vetmen platformë që shoqëron procesin e integrimit të rajonit drejt Bashkimit Evropian dhe u jep shans të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të shprehin prioritetet e tyre.
Debate për qëndrimin gjermanJavën e kaluar qëndrimi i mundshëm i qeverisë gjermane ndaj nismës Ballkani i Hapur u interpretua në mënyra të ndryshme nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, por edhe në opinionin e gjerë.
Ideja e Ballkanit të Hapur, dikur i njohur edhe si “mini-Shengen”, u prezantua në fillim në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.
Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme ju ndryshua emri në “Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila, ndër të tjera, synon që deri në vitin 2023 të heqë kontrollet ndërkufitare mes vendeve për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve.
Kosova është një nga vendet që e kundërshton me forcë këtë nismë, pasi thotë se prej saj përfiton më shumë Serbia.Në javën e parë të muajit gusht Parlamenti i Kosovës e përforcoi refuzimin e ndaj nismës Open Balkan (më parë Mini Shengen) me një rezolutë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi të 4 shtatorit 2020.Teksti i plotë i deklaratës së zëdhënësit të qeverisë: “Qeveria gjermane është në dijeni të nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Nga këndvështrimi i qeverisë federale gjermane, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur. Në të njëjtën kohë, është me rëndësi që bashkëpunimi të jetë përfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj qeveria federale mbështet Planin e Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal, miratuar në samitin e ‘Procesit të Berlinit’ në Sofje, në nëntor 2020. Krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e fundit të ‘Procesit të Berlinit’ më 5 korrik me ftesë të kancelares federale, pohuan përpjekjet e tyre për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Detyra më urgjente tani është mbyllja e negociatave për katër marrëveshjet: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për hyrjen, lirinë e lëvizjes dhe lejet e qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, për njohjen e licencave për mjekët, dentistët dhe arkitektët dhe njohjen e diplomave universitare, në mënyrë që në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të arrihen progres dhe përmirësime të prekshme për qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kancelarja gjermane e vuri në dukje këtë edhe në konferencën për media pas Samitit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...