Sport

Gjermania mposht Letoninë dhe kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 Shtator 2023

Përfaqësuesja e Gjermanisë në basketboll është skuadra e tretë gjysmëfinaliste në Kampionatin Botëror.

Gjermanët në çerekfinale kanë arritur fitore ndaj Letonisë pas një ndeshje shumë të fortë me dy pikë diferencë 81:79.

Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me dy përfaqësueset që krijonin epërsi kohë pas kohe, por në fund gjermanët morën fitoren.

-Advertisement-

Ylli i Orlando Magic, Franz Wagner ka qenë shënuesi më i mirë te gjermanët në këtë duel me 16 pikë e tetë kërcime.

Te letonezët më së shumti u dallua Arturs Zagars me 24 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy