Gjermania: Kosova e Serbia t’i përmbahen planit të BE-së për organizatat ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 03 March 2023
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan një takim të përbashkët trepalësh më 27 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut.
Në atë takim është diskutuar mbi propozimin evropian. Të dyja palët u deklaruan pro tij, ndonëse për të njëjtin nuk pati nënshkrim.
Ndër të tjera, në atë marrëveshje thuhet se palët nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në organizata ndërkombëtare.
Por, duket se Vuçiqi nuk e ka marrë seriozisht këtë dokument.
Në një fjalim të tijin pas takimit të Brukselit, ai tha se Serbia nuk do ta lejojë kurrë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së.
Për këtë çështje, Klankosova.tv ka kërkuar opinion nga shteti sponsorizues i propozimit evropian, Gjermania, nëse kjo deklaratë e Vuçiqit përbën shkelje të marrëveshjes.
Në një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se palët duhet t’u përmbahen përkushtimeve të qarta të propozimit, në veçanti nenit për organizatat ndërkombëtare.
“Ishte e rëndësishme që të dyja palët erdhën në Bruksel të hënën dhe ranë dakord në parim për propozimin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen aktivisht në procesin e mëtejshëm. Kjo përfshin respektimin e angazhimeve të tyre të qarta për të gjitha aspektet e propozimit, duke përfshirë ato në lidhje me organizatat ndërkombëtare”, thuhet në përgjigje.
Gjermania tha po ashtu se e mirëpret rezultatin pozitiv të takimit të dialogut nga e hëna në Bruksel pasi “të dyja palët u pajtuan për Propozimin gjermano-francez”.
Qeveria gjermane, thotë Ambasada, mbështet fuqishëm dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak.
“Propozimi ofron mundësinë për të bërë një hap të madh përpara dhe për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Ky shans duhet të përdoret tani nga palët”, potencohet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti ishte i shpejtë në reagim pas deklaratës së Vuçiqit.
Ai tha se “Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
“Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit të 4-të të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, tha Kurti në Twitter.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, por që të njëjtit i janë referuar vetëm deklarimit të zëdhënësit të DASH-it, Ned Price, i cili ditë më parë lëshoi një komunikatë përmes së cilës përshëndeste dakordësimin e Kosovës dhe Serbisë për propozimin evropian.
“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, tha Price.
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...