Lajme

Gjermania ka shtyer 200 fluturime me aeroplanë, për këtë arsye

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 06 December 2017

Gjermania vazhdon të merret me largimin e refugjatëve pas shifrave alarmante për praninë e tyre të madhe në këtë shtet. Gjatë vitit 2017 janë shtyer deri më tani 222 fluturime të planifikuara për shkak të riatdhesimit të refugjatëve afganë.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian nënshkroi marrëveshje me Kabulin për të nisur deportimin e azil kërkuesve në zona të sigurta në Afganistan. Shumica e fluturimeve të ndaluara kanë ardhur nga linja ajrore më e madhe gjermane, “Luftahansa”, gjithsejtë 85 fluturime, ndërsa të tjerat nga “Eurowings”.

Nga 222 ndalim fluturime, 140 refuzime kanë ardhur në aeroportin më të madh, atë të Frankfurtit.

-Advertisement-

“Anulimet e fluturimeve kanë ardhur për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Personi i sigurimit në aeroporte na ka dhënë sinjale se situata mund të përshkallëzohet, andaj kemi vendosur anulimet e fluturimeve” ka thënë Michael Lamberty, zëdhënës i Lufthansas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera