Lajme

Gjermania i ndan Kosovës 60 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 21 November 2018

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Me këtë rast konfirmohen zotimet e Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro.

Protokolli do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider.

-Advertisement-

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ku pas nënshkrimit të Protokollit do të ketë edhe konferencë për Media për me shumë detaje në lidhje me ketë protokoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera