Lajme

Gjermania ‘godet’ Rusinë me sanksione të reja

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 03 March 2022

Gjermania duhet të ngrijë menjëherë asetet e oligarkëve rusë si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, kërkoi të enjten ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

“Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm,” u tha Habeck gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman, shkruan CNN.

Procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministritë e financave dhe drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë, shtoi ai.

-Advertisement-

Qëllimi është i dyfishtë sipas Gjermanisë.: Sanksionet veprojnë si një ndëshkim për klasën sunduese të Rusisë dhe si një përpjekje për të detyruar Putinin të tërhiqet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera