Gjermania do bashkëpunim më të ngushtë me Tajvanin
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 06 October 2022
Pavarësisht kërcënimeve kineze, Gjermania dhe Tajvani thonë se duan të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin dypalësh. Ligjvënësit gjermanë, të cilët vizituan këtë shtet, thanë se “ndajnë vlera të përbashkëta” me tajvanezët.
Klaus-Peter Willsch dhe pesë kolegë të parlamentit gjerman përfunduan vizitën e tyre zyrtare në Tajvan, në mes të tensioneve në rritje me Kinën.
“Ky vend bazohet në sundimin e ligjit, një strehë lirie në Azi”, tha Willsch në një konferencë për media në Taipei.
Grupi parlamentar i miqësisë Berlin-Taipei takuan presidentin, Tsai Ing-wen, kryetarin e Kuvendit, You Si-kun, ministrin e Jashtëm, Joseph Wu dhe ligjvënës të tjerë tajvanezë, së bashku me përfaqësues të kompanive të teknologjisë dhe institucionet që fokusohen në sigurinë.
Willsch tha se Bundestagu e ka bërë të qartë në disa raste se kërcënimet ushtarake që vendet e mëdha ua bëjnë fqinjëve janë të papranueshme.
“Kjo nuk është mënyra se si ne e kuptojmë politikën ndërkombëtare”, tha Willsch për sulmet kineze kundër Tajvanit.
Ai tha se vizita e tyre, delegacioni i parë zyrtar nga Gjermania që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në vitin 2019, tregon se shkëmbimi mes parlamenteve është rikthyer në normalitet.
Një tjetër deputet gjerman, Franz Schaffler tha se mësimi që kanë marrë nga pushtimi rus i Ukrainës është që “demokracitë duhet të mbështesin njëra-tjetrën”.
Ai tha se të dy palët duhet të thellojnë më tej lidhjet tregtare dhe ekonomike.
Tajvani ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron ishullin demokratik pjesë të territorit të saj dhe kundërshton çdo formë të kontakteve zyrtare midis Tajvanit dhe vendeve të tjera./REL
Të tjera
-
Pérleshje e ashpér në Prishtinë, një person merr lëndime të rënda, i dyshuari arratiset
Gjatë ditës së hënë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë ...
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...