Lajme

Gjermania befasohet nga dimri në pikë të verës

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 05 August 2023
Teksa Kosova dhe një pjesë e Ballkanit janë përfshirë nga reshje shiu, Gjermania duket se po përjeton dimër në mes të verës. Qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë.

Për shkak të shiut dhe breshërit, në Reutlingen dukej si dimër në mes të verës. Breshëri, një deri në dy centimetra në madhësi, gjithashtu bllokoi kanalizimet dhe rrugët u përmbytën. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë.

Për të pastruar rrugët e qytetit dolën edhe borëpastrueset. Policia lëshoi një alarm rreziku, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo aksidente rrugore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera