Sport

Gjermani, yjet e futbollit të femrave kritikojnë gjykatën

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 22 March 2021

Yjet e futbollit të femrave në Gjermani kanë kërkuar shpjegim se pse një trajner mashkull u urdhërua të merrte drejtimin e seancave stërvitore të një ekipi të femrave si pjesë e dënimit të tij për abuzim verbal të arbitrave femra.

Lojtaret nga dy divizionet lëshuan një deklaratë të përbashkët të shtunën, në të cilën dënuan vendimin e marrë lidhur me çështjen kundër trajnerit të ekipit U23 ​​të Borussia Mönchengladbach Heiko Vogel në gjykatën sportive të Federatës së Futbollit të Gjermanisë Perëndimore (WDFV).

Vogel u detyrua të paraqitet në gjykatë pas komenteve të tij ndaj Vanessa Arlt dhe Nadine Westerhoff, të cilat ishin arbitre të një ndeshjeje të ekipit të tij më 30 janar.

-Advertisement-

Gjykata më 9 mars dënoi Vogel me një gjobë prej 1.500 eurosh, ndalesë për dy ndeshje të kampionatit dhe e urdhëroi atë të merrte përgjegjësinë e gjashtë seancave stërvitore të ekipit të femrave ose vajzave para datës 30 qershor.

“Lind pyetja se si stërvitja e ekipit të femrave ose vajzave mund të përcaktohet si ndëshkim”, thanë lojtaret në deklaratën e përbashkët që u shpërnda në Instagram nga kapitenia e Gjermanisë Alexandra Popp.

“Gjithashtu, oferta nuk ka vlerë për të kompensuar një sjellje të tillë josportive duke ofruar trajnimin e një ekipi të femrave për disa orë”, theksohet më tej.

Më tej deklarata thekson se vendimi “diskriminon të gjitha femrat në sport dhe veçanërisht në futboll”.

WDFV në deklaratën e bërë në faqen e saj të internetit theksoi se ajo është gjithashtu kritike ndaj masës dhe se i ka kërkuar gjykatës të rishikojë vendimin.

“Nuk ka vend për diskriminim as në futboll dhe as në shoqëri”, tha nënkryetari i WDFV-së, Gundolf Walaschewski.

“WDFV dhe bashkë me të familja e futbollit në Vestfalinë Veriore janë shprehur shprehimisht të përkushtuara për këtë. Kjo do të thotë zero tolerancë ndaj diskriminimit seksist dhe zero tolerancë ndaj diskriminimit në përgjithësi”, theksoi Walaschewski.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) gjithashtu mbështeti thirrjen e lojtareve.

“E pakuptueshme është për mua që stërvitja e një ekipi të femrave jepet si dënim”, tha nënkryetari i DFB-së, Hannelore Ratzeburg.

Drejtori sportiv i Gladbach, Max Eberl, kishte shprehur kritika ndaj Vogel për komentet e tij drejtuar arbitrave./AA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera