Lajme

Gjermani: Shqiptari plagos me thikë dy kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 17 October 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani paraditën e së shtunës.

Nga mediat gjermane raportohet se një 33-vjeçar shqiptar i ka plagosur me thikën e kuzhinës dy persona, pronarin e firmës për ngjyrosje dhe kolegun e tij.

Bëhet e ditur se viktimat e moshës 50 vjeçare dhe 28-vjeçare kanë rrënjë kosovaro-serbe.Ngjarja ka ndodhur papritmas derisa ata kishin shkuar së bashku për të ngrënë mëngjes në një nga furrat në Nymphenburg të Munchenit.

-Advertisement-

I dyshuari i qëlloi në qafë dhe gjoks, shefin dhe kolegun e tij, duke iu shkaktuar plagë të rënda atyre.Njëra nga ta (kolegu) gjendet ende në rrezik për jetën.

Fillimisht ndaj të dyshuarit kanë nisur ekzaminimet psikike për shkak të tentim vrasjes, përcjell Klankosova.tv.Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se pse ka ndodhur rasti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera