Lajme

Gjermani: Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova futet në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 01 February 2022

Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova është futur në rendit e ditës në Bundesratin gjerman.

Seanca, ku pritet të bëhet njohja e patentë-shoferëve, do të mbahet më 11 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

-Advertisement-

Bundesrati është Këshilli i Ministrave, ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë.

“Njohja e patentave futet përfundimisht në rend dite!!!

Rendi i ditës për seancën e Bundesratit (Këshillit të Ministrave, ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot më 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet më 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera