Lajme

Gjermani, mirëpritet thirrja e Putinit për paqeruajtës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 06 September 2017

Gjermania e ka mirëpritur pajtueshmërinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për dërgimin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë se e përshëndet “ndryshimin në politikën ruse”

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha mbrëmë në Berlin se shpallja e Putinit ishte “befasuese” por theksoi se “ishte shumë i kënaqur për ta parë këtë sinjal”, se Puini “dëshiron të diskutoj mëtutje për kërkesën të cilën Rusia e ka refuzuar në të kaluarën.

Propozimi i zotit Putin për dërgimin e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e monitoruesve ndërkombëtarë në pjesën lindore të Ukrainës, është paraqitur te kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbërmë vonë, pasi Putini kishte propozuar një gjë të tillë, gjatë një konference për shtyp në Kinë, dje më herët gjatë ditës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera