Gjermani, hapet hetim për mashtrim në qendrat e testimit për COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 01 June 2021
Në Gjermani është hapur hetim për parregullsi në disa qendra të testimit të shpejtë falas për diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan mediat lokale.
Sipas mediave, disa qendra testimi kanë raportuar deri te autoritetet numër më të lartë testesh sesa që janë bërë në të vërtetë. Qendrat kanë raportuar numër më të lartë të testeve nga shifrat reale pa ofruar prova me qëllimin për të përfituar para, thanë mediat, duke shtuar se raste të tilla janë vërejtur në qytetet Köln, Münster dhe Essen dhe disa qendra në shtetin e Bavarisë.
Pas daljes në pah të këtyre rasteve, prokuroria ka hapur hetim ndaj disa personave me akuzën për mashtrim. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, deklaroi se qendrat e testimit duhet të kontrollohen nga departamentet lokale të shëndetit. “Qeveria federale përcakton kornizën, qeveria federale vendos rregullat, qeveria federale paguan shpenzimet, por qeveria federale nuk mund të inspektojë qendrat e testimeve në vend”, tha Spahn.
Spahn tha se këtë çështje do ta diskutojë sot me ministrat e shëndetësisë të rajoneve gjermane. Në qendrat e testimeve, të cilat janë përhapur në Gjermani muajt e fundit, qytetarët u drejtohen testeve të shpejta që vlejnë 24 orë për të qenë në gjendje të hanë jashtë dhe të hyjnë në zona të caktuara me rezultat negativ. Qeveria u paguan qendrave të testimit nga 18 euro për test, përfshirë edhe shpenzimet për materiale.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...