Sport

Gjermani, 182 ekipe në garë për Kupën

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 May 2017

Federata e futbollit gjerman planifikon të revolucionarizojë formatin e Kupës së Gjermanisë, trofeun e dytë për nga rëndësia në sportin më popullor të këtij vendi.

Duke nisur nga sezoni 2019-2020, plot 182 ekipe parashikohet të përfshihet në këtë kompeticion, në vend të formatit të vjetër që parashikonte 64 skuadra.

Shansi më i madh do të jetë për ekipet amatore. 146 prej tyre do të kenë shansin të matin forcat me më të mëdhenjtë duke provuar të bëjnë surpriza në fushë ashtu sic ndodh në shumë vende të tjera europiane. Federata e futbollit gjerman do të ravijëzojë planin në konferencën e ardhshme të komitetit ekzekutiv në 23 Maj, për ti dhënë dritën jeshile.

-Advertisement-

Në vend të 6 raundeve do të luhen 8 dhe pas raundit të tretë gjithçka do të jetë si në formatin e mëparshëm. Një tjetër risi pozitive do të jetë aspekti ekonomik. nga 4.3 milionë në total, shpërblimet financiare për të gjithë klubet deri në finalen e madhe do të jenë 16 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera