Lajme

Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 17 May 2022

Gjermanët emigrojnë me të madhe drejt Zvicrës Sipas statistikës së Zyrës Federale në Wiesbaden, vitin e kaluar janë rritur emigrimet e gjermanëve në Zvicër për 2100 persona në krahasim me 2020. Kjo do të thotë 0.7 për qind më shumë ose 309 mijë gjermanë të larguar në Zvicër.

Në vendin e dytë, gjermanët preferojnë Austrinë me 209 mijë të larguar, ndjekur nga Spanja (140 mijë), Franca (83 mijë) dhe Holanda (81 mijë) “E përbashkëta e të dyja shteteve është gjuha,” thonë nga Zyra Federale për numrin e madh të gjermanëve që ikin në Zvicër.

Gjuha është një barrierë për të huajt, por kjo nuk vlen për vendin fqinj. Po ashtu edhe aspekti i tarifave luan rol të madh për emigrim, shkruan srf.ch, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Ngjashëm edhe numri i natyralizimeve të gjermanëve më së shumti ndodhin në Zvicër, plot 6900 sosh, ndjekur nga Suedia me 1400 natyralizime. Shifrat janë të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera