Sport

Gjergjaj mposhtet nga irlandezi Turner

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 10 December 2017

Boksieri kosovar, Arnold Gjergjaj ka humbur meçin e mbrëmshëm ndaj irlandezit, Sean Turner

Arnold Gjergjaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se është rrahur nga Sean Turner dhe e ka pranuar se kundërshtari ishte më i mirë.

Ky ishte meçi i parë i Gjergjajt që prej luftës me David Haye, të cilën e kishte humbur po ashtu.

“Të dashur miq, kam humbur luftën time të 32-të. Sean ishte boksieri më i mirë mbrëmë. Faleminderit për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet e mia. Një falënderim i madh shkon te gruaja ime, Marta, e cila ishte atje për mua. Falë familjes sime, ‘Team Cobra’, anëtarët e Boxfit Arnold, të gjithë sponsorët dhe miqtë që më mbështetën”, ka shkruar ai. /Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera