Lajme

Gjenocidi i Srebrenicës: Holanda kërkon falje që dështoi të ofronte siguri

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 12 July 2022

Ministrja e Mbrojtjes në Holandë, Kajsa Ollongren, në emër të shtetit të saj ka kërkuar falje për dështimin e ofrimit të sigurisë në Srebrenicë, 27 vite më parë.

Holanda ishte përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar siguri.

Disa ushtarë holandezë ishin marrë peng nga paramilitarët serbë.

-Advertisement-

Komuniteti ndërkombëtar dështoi të ofrojë mbrojtjen e duhur për popullin e Srebrenicës. Dhe si pjesë e atij komuniteti, qeveria holandeze ndan përgjegjësinë politike për situatën në të cilën ndodhi ai dështim. Për këtë ne ofrojmë faljen tonë më të thellë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Mbi 8 mijë burra myslimanë ishin masakruar brenda dy dite në korrikun e vitit 1995.

Konsiderohet si gjenocidi më i madh pas luftës së dytë botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera