Gjenocid kulturor, Serbia dogji 175 biblioteka e 1.7 milionë libra në shqip

Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 20 August 2022
Afër 1.7 milionë libra në gjuhën shqipe besohet se janë shkatërruar nga Serbia, vetëm ndërmjet viteve 1998-1999, kur janë djegur 175 biblioteka në Kosovë.
Kjo deklaratë thuhet në një raport të hulumtuesit Gzim Olluri.
Ndërsa, në gjendje të mjerueshme, libri shqip vazhdon të jetë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Mësidhënësit atje thonë se Serbia në të gjitha format po lufton që libri shqip të mos jetë në duart e shqiptarëve.
Në vitet 98-99 Prishtina ishte shndërruar në kryeqytet policor e armiqësor për shqiptarët. Krahas planit për spastrim etnik Serbia sipas një hulumtimi të Gzim Ollurit kishte përgatitur edhe “gjenocidin kulturor” në tetë faza.
Zbatimit i “kulturo-cidit” kishte nisur me punësimin e serbëve nëpër biblioteka e më pastaj edhe nëpër borde e pozita menaxhuese.
Pas përkeqësimit të situatës politike aparati shtetëror serb kishte filluar zbatimin e planit, fillimisht nga këtu, Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
“Mbi 100 mijë libra janë shkatërruar vetëm në Bibliotekën Kombëtare. Edhe këtu janë lënë gjurmë, tash drejtori Fazli Gajraku thotë se kanë lënë gjurmë ku çdo libër shqip që është larguar është nënvizuar me një vijë të kuqe dhe shkruan që në shqip thuhet “largohet””, ka thënë Gzim Olluri, autor i hulumtimit.
Pas kësaj faze fushata për zhdukjen e librit shqip u shpërnda nëpër të gjitha regjionet.
“Statistikat nëse rrumbullakojmë janë 1 milion e 700 mijë libra të djegura dhe të shkatërruara”, është shprehur Olluri.
Përpos djegies së literaturës sipas Ollurit dëshmitë e gjetura në arkivin e Bibliotekës Kombëtare tregojnë edhe për dëmet infrastrukturore.
“Prej periudhës 90-1999 deri ka përfunduar lufta janë shkatërruar dhe janë djegur dikur rreth 600 biblioteka të të gjitha llojeve. Dhe vetëm në vitin 1998-99 janë shkatërruar dhe janë djegur rreth 175 biblioteka prej tyre 96 shkolla fillore dhe të mesme”, ka deklaruar ai.
Në Kosovë kjo ngjanë në para-histori, por në Bujanocin e banuar 60% nga shqiptarët, situata ngjanë në Kosovën e para-luftës.
“Shtëpia e Kulturës në vitin 2001 në Bujanoc ka pasur 12 të punësuar prej tyre 8 serbo-malazezë dhe katër romë”, ka thënë Gani Krasniqi, ish-mësimdhënës në Medvegjë.
Krasniqi që për rreth katër dekada ka qenë mësimdhënës në Medvegjë thotë se Serbia librat shqip nuk i dëshiron në duart e shqiptarëve.
“Në Bujanoc atë kohë ka pasur 35 mijë libra, prej tyre vetëm një mijë në gjuhën shqipe”, është shprehur Krasniqi.
Gjendje edhe më e rendëruar mbrëtëron në Preshevë pothuajse 100% e banuar nga shqiptarët.
“Biblioteka në Komunën e Preshevës e kemi fjalën për vitin 2001 ka patur 18.200 libra. prej tyre 13.400 në gjuhën serbe dhe vetëm 5.000 në gjuhën shqipe”, ka shtaur Krasniqi.
E në vendin ku Krasniqi ka ligjëruar për rreth 40 vjet thotë se numri i librave shqip është simbolik. Gjendje e cila sipas tij tregon tendencën që ajo zonë të shpopullohet nga shqiptarët./RTVD

Të tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesë...
-
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Raportohet se Rama po pret rezultatin zgjedhor në selinë e partisë
Eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parë te selia e partisë ...
-
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit
Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona,...
-
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë s...
-
Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë
Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, d...
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...