Gjenerali hungarez: Ka një konflikt të ngrirë përkohësisht në Veri që mund të ringjallet në çdo moment
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Borondi_Gabor-850x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 09 June 2023
Gjenerali hungarez, Gabor Borondi, në një intervistë për “honvedelem.hu”, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe për protestën e dhunshme të 29 majit ku mbetën të plagosur edhe disa ushtarë hungarez.
Borondi ka thënë se ajo që ka ndodhur së fundi në veri të Kosovës, tregon atë që Hungaria gjithmonë e ka thënë, pra që ka një konflikt të ngrirë të përkohshëm i cili mund të ringjallet në çdo moment.
“Ngjarjet e së kaluarës së afërt kanë treguar qartë atë që Hungaria ka thënë gjithmonë: në këtë rajon me rëndësi të veçantë për ne, ka një konflikt të ngrirë përkohësisht që mund të ringjallet në çdo moment”, ka deklaruargjenerali hungarez Borondi.
Teksa ka folur për përleshjen e 29 majit me protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan, Borondi ka treguar se forcat hungareze kanë kryer detyrën e tyre në nivelin më të lartë dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm.
Ai ka treguar se disa ushtarë hungarez janë kthyer në detyrë edhe përkundër se janë lënduar.
Borondi ka thënë se ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se komandanti i kontingjentit hungarez dhe stafi menaxhues kanë qenë përgjatë gjithë kohës duke u marrë me situatën dhe protestën masive.
“Ne jemi kujdesur për të plagosurit tanë në nivelin më të lartë dhe disa kanë treguar tashmë se do të dëshironin të ktheheshin te shokët e tyre pas shërimit”, ka thënë ndër të tjera gjenerali hungarez.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Mediat në Bosnjë raportojnë se është arrestuar Faton Hajrizi
Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka ...
-
Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë
Radio Televizioni i Republika Sërpskas (RTRS) ka njoftuar se jozyrtarisht ka ...
-
“Veç të vrấrë munden me më kapë”, Artan Hajrizi rrëfen se çfarë i tha Fatoni
Artan Hajrizi, i kërkuari nga autoritete serbe për vrasjen oficerit policor n...
-
Përfundoi gjykimi i `Thaçit e tjerët`, rinis pas pushimit veror
Dhomat e Specializuara të Kosov/s me seli në Hagë njoftojnë se ka përfunduar ...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes ku po dyshohet se Faton Hajrizi vrấu një polic serb dhe plagosi një tjetër
Mbrëmë sipas mediave serbe ndodhi një sulm në Lloznicë pas një kontrolli që p...
-
Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov tha se ai nuk e përjashton mund...
-
Osmani para hyrjes në Samitin e liderëve: Kosova storie suksesi, shembull për demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Kryeministri i ri i Mbret...
-
Fillojnë rrebeshet e shiut dhe freskia në disa zona të Kosovës
Më disa vise të Republikës së Kosovës kemi zhvillime këto momente dhe sistemi...
-
Osmani pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar
Presidentja Vjosa Osmani është pritu nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkua...
-
Shteti ua lë në dorë OJQ-ve fetare disa shërbime në shëndetësi e arsim
Rreth 15 milionë euro ua kanë dhënë institucionet publike dy organizatave joq...
-
Osmani nga Britania: Do të takohem me njerëzit që dhanë kontribut në pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ko...
-
“450 euro për ta dërguar në Loznicë”, taksisti që e transportoi Faton Hajrizin dëshmon para Policisë serbe
Taksisti i cili e ka transportuar për në Loznicë, Faton Hajrizin, është arres...