Lajme

Gjendje alarmante në Shanghai, nis testimi masiv për COVID pas rritjes së rasteve

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 18 March 2022

Në qendrat tregtare kineze të Shangait, ka filluar testimi masiv për COVID-19 ndërsa po bëhet përpjekje të frenohet një rritje e re e infeksioneve me COVID-19, në kohën kur disa rrethe po lehtësonin rregullat e bllokimit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Infokus.

Shanghai, i cili deri më tani ka mbetur relativisht i padëmtuar nga koronavirusi, ka mbyllur shkollat dhe ka nisur një program testimi në mbarë qytetin që ka parë dhjetëra komplekse banimi të mbyllura për të paktën 48 orë.
Kina po lufton me shpërthimin e saj më të keq të COVID që kur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan në 2020. Ky shtet raportoi 2,388 raste të reja lokale me simptoma të konfirmuara më 17 mars, pothuajse dyfishi i numërimit një ditë më parë.

Përhapja është e vogël sipas standardeve ndërkombëtare dhe analistët kanë debatuar se sa do të dëmtojë ekonominë në vend dhe në botë në përgjithësi, përgjigja e pakompromis “zero-COVID” e Kinës.

-Advertisement-

Presidenti Xi Jinping sinjalizoi vonë të enjten se politika e “pastrimit dinamik” për të frenuar shpërthimin nuk do të hiqet.

“Fitorja vjen nga këmbëngulja,” tha Xi në një takim të komitetit të përhershëm të Byrosë Politike, ndërsa bëri thirrje për masa dhe përpjekje më efektive për të minimizuar ndikimin ekonomik, raportoi media shtetërore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera