Lajme

Gjendje alarmante me paratë false – kaq raste raportohen brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 02 February 2024

Dukuria e falsifikimit të pares është duke vazhduar në vend. Dy raste janë raportuar brenda 24 orëve.

Njëri në Prishtinë, tjetri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në njërin rast dyshohet për kartëmonedha të ndryshme, në tjetrin për 50 euro.

-Advertisement-

“Prishtinë 01.02.2024 – 13:35. Ankuesi kosovar ka raportuar se janë pranuar para në kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet nga policia.

“Magj. Prishtinë-Ferizaj 18.11.2023 – 20:40. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50 €, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera