Lajme

Gjendja shëndetësore e të plagosurit në “Kodrën e Trimave” është stabile

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 06 November 2024

Gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është stabile.

Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, mjeku Egzon Duraku.

Viktima ka marrë plagë në këmbën e majtë, ndërkohë është në pritje për ekzaminime të mëtutjeshme dhe të merret vendimi për lirimin e tij.

-Advertisement-

Rastin e plagosjes për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi se plagosja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera