Lajme

Gjendja shëndetësore e të miturit që u plagos nga polici vazhdon të jetë e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 17 July 2024

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, natën e 15 korrikut.

Zyrtari policor F.H, e kishte plagosur me armë zjarri tezakun e tij, G.K.

Si pasojë ai mori lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku edhe iu kishte nënshtruar një operimi.

-Advertisement-

Pas daljes nga salla e operacioni, 16 vjeçari u transferua në Intensivën e Klinikës së Pediatrisë, ku edhe po vazhdon të trajtohet aktualisht.

Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtoresha e Pediatrisë Violeta Grajqevci – Uka.

Ajo tha se nuk mund të japë më tepër detaje rreth gjendjes shëndetësore të të miturit.

“Është duke u trajtuar në mjekim intenziv”, tha ajo shkurtimisht për Klankosova.tv

Ndryshe sot, Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit tashmë të suspenduar, Fatjon Hotit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kjo gjykatë përmes një përgjigje me shkrim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera