Lajme

Gjendja në veri e pasigurt, paralajmërohen shkarkime të eprorëve të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 01 May 2018

Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar shkarkimin e disa eprorëve të policisë në veri të vendit, shkruan Infokusi.com.

Qalaj përmes një letre dërguar krerëve më të lartë të policisë në veri ka theksuar performancën e dobët të policisë dhe gjendjen e përgjithshme brenda Policisë në atë pjesë të Kosovës.

Në këtë letër thuhet gjithashtu se rastet e incidentet e rënda në veri të Kosovës janë shtuar ndërsa asnjë nga ato nuk është zbuluar dhe nuk ka asnjë autorë të arrestuar.

-Advertisement-

“Askush nuk mund të mbaj një pozicion të caktuar në Policinë e Kosovës në rast se nuk ka rezultate. Rezultatet janë ato që na mbajnë të gjithëve”, thuhet mes tjerash në këtë raport, të dërguar para katër ditësh dhe që mban firmën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj.

Më poshtë mund të gjeni të plotë letrën e Qalajt të siguruar nga Kosovapress./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera