Lajme

Gjendja në të gjitha pikat kufitare

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 04 January 2022

Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindje.

Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

-Advertisement-

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdar. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 30 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera