Lajme

Gjendet pa shenja jete veterani i UÇK-së në Malishevë, Policia nis hetimet për vdekjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 17 July 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Senik në Malishevë, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar në rrethana akoma të paqarta. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima që u gjet pa shenja jete është Nezir Brahaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brahaj vdiq sot në mesditë dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Ende s’dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për ta zbardhur rastin në plotni, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera