Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, nuk kishte dalur nga shtëpia për tri ditë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 05 August 2024

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, për të cilën është raportuar nga disa dëshmitarë se nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur më datë 02-04-.08.2024 në Shillovë të Gjilanit.

Po ashtu, sipas njoftimit,  me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

-Advertisement-

Ndërsa, rasti mbetet nën hetime.

“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera