Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Hade, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 12 August 2024

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Hade të Obiliqit.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera