Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhegër të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 10 July 2023

Një person ka raportuar në polici se në deponinë e mbeturinave të forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në raportin e policisë thuhet se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet tutje në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera