Lajme

Gjendet një çantë e vogël me para në Vushtrri, policia kërkon pronarin

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 28 April 2023

Gjatë së enjtes rreth orës 18:00 një qytetar ka njoftuar policinë se kishte gjetur një kuletë (çantë e vogël) në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Në prezencën e qytetarit, policia thotë se ka hapur kuletën dhe ka konstatuar se në atë kuletë kishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte asnjë dokumentacion të asnjë personi.

“Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit të kuletës në lokacionin ku ishte gjetur ajo, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë”.Policia me këtë rast lëshon këtë informacion që pronari i cili ka humbur kuletën të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj Policinë në numrin 192.
Vlen të theksohet se kohëve të fundit është shtuar numri i qytetarëve që pasi gjejnë gjësende të vlefshme lajmërojnë policinë në mënyrë që prona të kthehet te pronari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera