Lajme

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 21 March 2023

Një person të hënën është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishek.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera