Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 06 April 2023

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

-Advertisement-

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekje e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera