Lajme

Gjendet i vdẹkur në shtëpinë e tij një burrë në Klinë, Policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 28 September 2024

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinës. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Dresnik, Klinë 27.09.2024 – 15:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera