Ekonomi

Gjendet i vdekur ministri gjerman, shqetësohej për pasojat ekonomike të coronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 30 March 2020

Thomas Schäfer, Ministri i Financave i shtetit gjerman të Hesse, mendohet se ka kryer vetëvrasje pasi ishte “thellësisht i shqetësuar” për mënyrën e trajtimit të pasojave ekonomike të coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit Volker Bouffier.

Schäfer, 54-vjeç, u gjet i vdekur afër në shinat e trenit të shtunën.

Zyra e prokurorit Wiesbaden tha se ata besojnë se ai vdiq nga vetëvrasja, shkruan DW.

-Advertisement-

“Jemi në shok të gjithë, ende nuk po mund të besojmë dhe mbi të gjitha jemi jashtëzakonisht të trishtuar”, tha Bouffier në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Buffier, i cili ishte shumë i shqetësuar, kujtoi se Schäfer ishte zyrtari kryesor financiar i Hesse për 10 vjet dhe kishte punuar “ditë e natë” për të ndihmuar kompanitë dhe punëtorët të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë.

“Sot duhet të supozojmë se ai ishte thellësisht i shqetësuar”, tha Bouffier, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel.

“Tashmë është edhe më shumë e vështirë në këto periudha, sepse ne kishim nevojë për dikë si ai”, shtoi ai.

Shumë popullor dhe i respektuar, Schäfer ishte konsideruar prej kohësh si një pasardhës i mundshëm i Bouffier.

Ashtu si Bouffier, Schaefer i përkiste partisë së qendrës së djathtë të CDU të Merkel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera